Google Adwords Adsense dhe Faqet Partnere
Google Ads ( ndryshe Google Adwords) eshte nje platforme reklamimi online e zhvilluar nga Google .Google Adwords eshte mjet thelbesor (Paguaj per Klik) i marketingut online, per shume biznese, ditet e sotme. Kjo platforme jo vetem qe ju lejon te reklamoni ne nje nga motoret me medhenj te kerkimit online. Por mund te jete 100 perqind e pershtatur per biznesin tuaj ne menyre qe ju te reklamoni vetem per audiencen tuaj te synuar.
Kostoja e ketyre reklamave, eshte nje kosto e llogaritur mbi numrin e klikimeve te reklames. Ju paguani vetem kur dikush e klikon ate. Kosto gjithashtu varet nga fjalet kyce qe po perdorni ne reklame. Per bizneset e vogla, Google Adwords eshte nje mjet ideal per ta vendosur biznesin tuaj perpara audiences tuaj te synuar. Mund te jete shume efektive krahasuar menyrave te tjera konvencionale te reklamimit.
Google Adwords
Google Adsense siguron nje menyre qe njerezit te fitojne para nga permbajtja e faqes se tyre ne internet. Adsense funksionon duke perputhur reklamat me faqen tuaj bazuar ne permbajtjen dhe vizitoret tuaj. Reklamat krijohen dhe sponsorizohen nga reklamuesit qe duan te promovojne sherbimet dhe produktet e tyre. Duke qene se keta reklamues paguajne vlera te ndryshme per reklama te ndryshme, ashtu varion dhe vlera e fitimeve te tua.
Google Adsense eshte nje program i cili drejtohet nga Google. Ne te, website te ndryshme shperndajne ne rrjetin e Google, tekste, foto, video ose reklama te ndryshme qe i drejtohen po te njejtes audience qe ka dhe faqja e internetit ne te cilen ndodhen. Keto reklama administrohen dhe mirembahen nga Google. Ato gjenerojne fitime ose nga numri i klikimeve te reklames ose nga numri i reagimeve qe ajo ka patur (like, share , comment).
Google Adsense eshte nje program reklamues qe ju lejon ju te hidhni reklama ne faqen tuaj te internetit, blog , video nga Youtube dhe te paguheni kur vizitoret i hapin keto reklama. Reklamat gjenerohen nga bizneset qe perdorin programin Google Adwords. Keshtu lidhen dhe keto dy platforma me njera tjetren.
Google Adsense
Nese keni lexuar apo punuar me paltformat Google Adwords dhe Adsense per nje kohe te caktuar, atehere me siguri ju jeni ndeshur me termin Faqe Partnere te Google.
Pyetje si, a jane keto faq te lidhura zyretarisht me Google? Ne cilin kuptim jane partnere te Google? Te gjitha keto te bejne konfuz ne lidhje me kete term, prandaj dhe do flasim ne kete shkrim edhe per faqet Partnere te Google ( Google Partner Sites) dhe menyres sesi keto faqe funksionojne.
Ne fund te ketij artikulli ju do te krijoni nje ide te sakte te faqeve partnere te Google dhe sesi ato nderveprojne me platformat e tjera nga Google.
Nje faqe parner i Google eshte thjeshte nje faqe interneti. Por kjo faqe eshte aprovuar nga Google per te nxjerr reklamat e Google, pra Google Adsense, ne faqen e tyre. Google Partners
Keto faqe shfaqin reklama per llogari te Google dhe marrin para cdo here qe dikush i klikon ato. Sesa fiton varet nga shume faktore si lloji i industrise, fjala kyce dhe nga vete reklama. Disa klikime variojne nga disa cent nga disa dollar.
Faqet Partner te Google
Google Adwords Adsense dhe Faqet Partnere