Certifikate sigurie SSL

Cfare eshte nje Certifikate sigurie SSL?

Nje certifikate sigurie per faqet e internetit eshte e nevojshme jo vetem per te ndihmuar klientet ( perdoruesit e faqes tuaj te internetit) te njohin faqe tuaj,  por gjithashtu per te ndihmuar perdoruesit te jene te sigurt se faqja ne te cilen ndodhen eshte realisht faqja zyrtare e juaja dhe jo ndonje faqje tjeter interneti fallco. Per shembull, ju blini nje produkt te nje marke te caktuar online dhe doni te siguroheni qe jeni ne faqen e asaj kompanie perpara se te beni porosine.

Ne thelb, nje certifikate sigurie per faqet e internetit eshte nje vule dixhitale qe jepet nga nje pale e trete e besuar, pjese e kesaj industrie, qe njihen ndryshe si Autoritete Certifikuese (CA). Keto certifikata quhen ndryshe certifikate SSL, TLS, HTTPS ose Certifikate serveri SSL. Ne shumice e rasteve, SSL perdoren per te siguruar transaksionet ne para qe behen online, transferimin e te dhenave apo detaje te logimeve. Kohet e fundit po shnderrohen ne nje kriter sigurie per faqet e internetit.

Certifikate sigurie webfaqe

Si te kontrollini te dhenat e nje sipermarrje duke perdorur HTTPS

Certifikate sigurie webfaqe

Identiteti, eshte nje faktor shume i rendesishem per cdo faqje interneti. Certifikatat e sigurise e japin kete identitet qe ne fillim kur ju hapni nje faqe internet. Ato japin dhe informacion per bleresin e kesaj certifikate si dhe per autoritetin certifikues.

Nese doni te verifikoni nje faqe internet, kontrolloni ne pjesen e adreses se faqes dhe kerkoni per nje ikon ne forme kyci, i cili tregon qe per kete faqe vecanerisht eshte aktivizuar nje certifikate sigurie. Nese deshironi mund te vazhdoni te merni me shume informacion ne lidhje me certifikaten thjeshte duke e klikuar ate.

Ne Google Chrome, do te shfaqet tabela si ne foton ne te djathte. Nese klikon Certificate, shfaqet nje tabele me 3 dritare, dhe aty ndodhet i gjithe informacioni per certifikaten dhe per autoritetin certifikues.

Sic e shikoni ky eshte nje proces shume i thjeshte. Por te verifikosh identitetin e nje organizate perpara se ti kalosh cdo informacion personal ose financiar mund tju kursej shume, vertet shume probleme, ne vetem disa sekonda.

Ne thelbin e vete kjo teknologji ka, te bej nje lidhje interneti te sigurt. Kjoper te mbrojtur cdo te dhene qe transmetohet nepermjet kesaj lidhje.

Duke enkriptuar dhe siguruar cdo te dhene qe kalon nepermjet kesaj lidhje, ju nuk ju humbasin apo ju vidhen te dhena. Edhe nese ne rastin me te keq, te dhenat vidhen, eshte e pamundur ti deshifrosh ato duke qene se jane te enkriptuara.

Ne te shkruaren, nje Certifikate sigurie webfaqe perdorej zakonisht per te mbrojtur informacion kofidencial dhe shume sensitiv, si detaje bankare, numra kartash krediti, informacione shteterore konfidencial etj. Sidoqofte sot, me standartet e privatesise shume strikte, pothuajse cdo faqe interneti mund te perfitoj nga instalimi i nje certifikate sigurie per te mbrojtur informacionin e perdoruesve te saj.

Certifikate sigurie webfaqe