Si te matesh shpejtesine e Internetit Wireless me Test Shpejtesie Interneti Online

Ka shume arsye se pse duhet te kontrollojme rregullisht shpejtesine e internetit. Thjeshte duke bere vete nje Test Shpejtesie Interneti, dhe kjo jo vetem per arsyen e vetme kur veme re se sinjali eshte me i dobet e zakonisht. Duke e testuar shpejtesine e internetit vazhdimisht, iu lejon te percaktoni tendencen e performance se lidhjes tuaj te internetit, te izoloni pajisjet qe mund te shkaketojne probleme ne rrjet dhe mbi te gjitha te siguroheni qe askush nuk po vjedh internetin qe paguani ju. Per te matur shpejtesine e Wirelessit tuaj, para te gjithave kerkoni ne browserin tuaj cilido qofte, Google, Moxilla, Internet Explorer etj, fjalen kyc “speedtest” . Do ju shfaqen shume rezultate per kerkimin tuaj, por me i famshmi ai qe perdoret me shpesh, eshte Speedtest.net. Pasi e hapni testin,( e gjeni te linku), vetem duke klikuar ne butonin GO, testi eshte ekzekutuar.

Per te pare rezultatet e testit duhen vetem disa sekonda. Deri ketu ne rregull, por pasi te dalin rezultatet, pyetja eshte si ti interpretoni ato? 

Test shpejtesie interneti
Test shpejtesie interneti

Si te interpretoni rezultatet e testit te shpejtesise se lidhje tuaj Wifi

Nese ju keni perdorur ndonje nga testet e shumta falas qe jane online per shpejtesine e internetit, me siguri ju jeni te njohur me termat Download , Upload dhe Ping:

Kete jane tre treguesit kryesor mbi te cilin zhvillohet nje Test Shpejtesie Interneti. Ajo qe duhet vecanerisht me e shpejt dhe sa me e larte aq me mire eshte Download. Kjo sepse shumicen e aktiviteteve qe kryhen online ne marrim te dhena nga interneti. Shpejtesite e Upload jane te rendesishme per telefonata me video ose kur ju dergoni dosje ne Internet apo i ngarkoni ato ne faqe te ndryshme online per aktivitetin tuaj te perditshme. Nderkohe qe Ping dikton cilesine e telefonatave tuaja, me ze apo me video, gjithashtu dhe cilesine e lojrave qe zhvillohen online. 

aiGot Blog  Per me teper nga blogu jone.

Test shpejtesie interneti