Foldera Zipped
Foldera Zipped, mund te perdoren per shume perfitime. Te dhena te kompresuara, te enkriptuara, per ndarjen e te dhenave te arkivuara etj. Por ajo per te cilen Zip njihet dhe perdoret, vecanerisht ne Shqiperi eshte kompresimi i te dhenave, te disa fileve.
Cfare jane filet me zip?
Mendoni pak per menyren sesi funksionojne folderat ne Windows. You hidhni filet (dokumentat qe jane ne word, excel, powerpoint e ne te tjera programe) ne nje folder (dosje) per ti organizuar ato. Ju mund ta transferoni kete dosje me gjithe informacionin qe permban ne cdo vend te kompjuterit tuaj. Folderat me zip funksionojne ne nje menyre te ngjashme me folderat normal. I vetmi ndryshim eshte qe dokumentat ne brendesi te dosjes (folderit zipped) jane te kompresuara per te reduktuar hapesiren qe ato zene.
Po sikur te keni nje folder normal qe permban 20 file, dhe ju duhet ti nisni diku me email? Ju nuk mund te coni me email nje folder. Keshtu qe do ju duhet te dergoni nje nga nje me email cdo file. Ky eshte pikerisht momenti ku Zip ju hyn ne pune. Ju mund ti kompresoni me ZIP te gjitha keto dosje (file) ne nje folder zipped, dhe mund ta dergoni ate me email. Pervec se e ben shume te thjeshte dergimin e disa dokumentave, ne te njejten kohe redukton hapesiren qe dokumentat zene dhe e ben transmetimin e tyre ne Internet me te lehte.
Dhe kaq, per kaq perdoret Zip masivisht ne Shqiperi dhe ne bote. Por me Zip mund te behen shume me shume sesa vetem kompresimi dhe kombinimi i disa dokumentave ne nje dosje. Megjithate ne, ne kete blog do te fokusohemi ne bazat e folderave zipped, ate pjese te informacionit shume te rendesishme dhe minimaliste, qe cdokush duhet te dije.
Si te krijosh Foldera Zipped dhe ti Unzip ato
Le ti kthehemi prape shembullit te mesiperm dhe te shikojme sesi mund te bejme Zip 20 file. Me pas te shikojme me foto sesi marresi i ketij folderi Zipped duhet ti bej Unzip, per te pare permbajtjen e dokumentave. Windows ka aftesi te bej Zip dhe Unzip file pa pasur nevoje per te instaluar programe shtese. Per ta shpjeguar me lehte kete kemi ngarkuar disa foto screeshoot.
Te besh Zip nje File, kliko me te djathen ne hapsiren bosh te dekstopit. Shko te nenkomanda new, dhe zgjidh opsionin Compressed (zipped) Folder.
Sic mund ta shikoni dhe te fotot, filet jane kopjuar ne folderin zipped, dhe nuk kane levizur apo jane fshire nga folderi ku kishin vendodhjen fillestare.
Nje menyre tjeter per te bere Zip disa file eshte ti selektosh ato te gjitha. Kliko me te djathen ne hapsiren bosh te dekstopit. Shko te nenkomanda new, dhe zgjidh opsionin Compressed (zipped) Folder.
Per te bere Unzip nje folder, kliko me te djathen tek dosjat dhe zgjidh Extract all. Pas kesaj hapet nje dritare e re ku mund te zgjedhesh destinacionin e dosjeve te bera Unzip. Normalisht nga programi zgjidhet e njejta vendodhje me folderin zipped. Thjesht duke klikuar extract dhe materiali eshte bere Unzipped.
Foldera Zipped, Komandat e Avancuara
Me Windows mundesh lehtesisht dhe falas te Foldera Zipped dhe ti besh Unzip ato, pa qene nevoja te instaloni asnje aplikacion tjeter. Pavaresisht kesaj aplikacionet si winRAR dhe 7Zip gjejne perdorim te gjere sepse me aplikacione te tilla e bejne me te thjeshte leximin dhe aplikimin e komandave zip dhe unzip. Keto aplikacione pervec thjeshtesimit te procese ekzekutojne dhe nje sere funksionesh te tjera per folderat zipped, si enkriptimi, apo ndarje te dosjeve te archivuara, per te cilat do te flasim nje here tjeter.