Nje Fjalor i Rrjeteve Sociale, Shpjegimi ne shqip i termave baze.
Nje Fjalor per Rrjete Sociale, ne ditet e sotme eshte i nevojshme! Me krijimin e ketij shkrimi, nuk po mundohemi aspak te behemi nje guru rrjete sociale, por menduam se ka vlere publimimi i nje fjalori me termat me te rendesishme te perdorura ne rrjetet sociale dhe shpjegimi i domethenies se tyre ne shqip. Duke qene se te gjithe ne perdorim nje apo disa rrjete sociale, te gjithe kemi nje aferm qe nuk po e shijon mjaftueshem internetin ne pergjithesi. Mbase babai juaj ;), ju pyet vazhdimisht, cfare eshte nje “tag”, apo cfare eshte kjo shenja ne telefonin tim? Ky eshte edhe rasti im prej nga mora shkak per kete artikull.
Prandaj krijuam kete fjalor me shpresen se do tju sherbej ju dhe te afermit tuaj per te kuptuar dhe per te lundruar me mire ne internet. Ne do te perpiqemi te permendim cdo fjale kyce qe ju mund ta hasni, dhe qe eshte vetem nje fjale por qe mban nje kuptim te gjate brenda saj. Vecanerisht nga anglishtja ne shqip.
Fjalor Rrjete Sociale - Shpjegimi Shqip i fjaleve
Le te fillojme! Ta nisim me LIKE US ( beni nje reagim pozitiv ndaj faqes tone ne rrjete sociale), ne Instagram.
- AMA. Shkurtim per (Ask me anything) nga anglishtja do te thote "Me pyet cdo gje". Perdoret nga njerezit qe jane te hapur per tu bere cdo lloj pyetje, edhe personale kudo ne internet dhe rrjetet e tyre sociale.
- BIO. Nje seksion i vecante ne nje profil online ku organizatat, influencuesit dhe individet bejne publik informacion esencial.
- BLOCK. Te besh bllok dike ne rrjetet sociale do te thote ti heqesh atij mundesine te shikoj profilin tend, fotot e tua, dhe postimet e tua.
- BLOG. Publikim digital online ne te cilin nje ose me shume autor postojne rregullisht shkrime rreth. nje teme te caktuar.
- CHAT. Nje bisede online me nje apo me shume persona.
- CHECK IN. Nje menyre e te berit publike vendodhjes te një postim ne media sociale për të treguar se ku është përdoruesi, ose ku është krijuar përmbajtja në postim.
- COMMENT. Nje pergjigje qe shpesh jepet si pergjigje ose reagim ndaj nje postimi apo mesazhi ne nje blog ne nje rrjet social.
- DIRECT. (DM) mesazh privat qe dergohet nga nje platforme sociale.
- EMOJI. Nje grup grafikesh, si foto simbole te vogla, te perdorur ne kanalet dixhitale nga mesazhet me tekst ne mediat sociale.
- FOLLOWERS. Njerezit që kanë pëlqyer (ose "ndjekur") llogaritë tuaja në rrjetet sociale.
- GIF. Nje format qe mbeshtet imazhe statike fikse, me levizje te vogla, edhe te animuara.
- HASHTAG. Fjala ose fraza e paraprire nga shenja "#". Hashtags perdoren ne mediat sociale per te etiketuar postimet si pjese e nje bisede me te gjere.
- LIKE. Te pelqesh dicka, (në mediat sociale): do te thote t eshfaqesh nje reagim pozitiv ndaj diçkaje (ne mediat sociale). Si nje foto nje video, nje reagim, nje status, nje person
- MEME. Nje shaka apo koment i bere ne rrjetet sociale. Zakonisht shfaqet ne formen e nje grafiku ose GIF me tekst siper figures ose i mbivendosur.
- MENTION. Akti i etiketimit te nje perdoruesi ne nje mesazh te mediave sociale. @ emri i personit dhe i drejtohesh keshtu nje personi specifik.
- MUTE. Nje opsion qe ju mundeson te mos shikoni postimet e dikujt, qe e keni ne kontaktet tuaja, pa e fshire ate nga kontaktet. Ata ende ju shohin ju tek ndjekesit e tyre dhe mund tjuu shkruajne, por ju nuk shihni asnje nga aktivitet e postuara nga ata, gjate kohes ne rrjetet tuaj social.
- POST. Çdo ndryshim, apo hedhje e nje informacioni, i statusit te mediave sociale, foto ose video, ose nje artikull i ndare ne nje blog ose forum.
- REPLY. Nje funksion qe ju lejon te shkruani dicka te dukshme ne komentin e nje perdoruesi tjeter.
- SHARE. Dergimi i fotove, videove, rekomandimeve te produkteve dhe lidhjeve te faqeve ne internet per miqte me llogarite e rrjeteve sociale.
- SPAM. Permbajtje e panevojshme, e padeshiruar ose e perseritur qe bllokon dhe krijon rremuje ne rrjetet tuaja sociale.
- STORY. Berja publike e nje informacioni, cfaredolloj permbajtjeje ne Facebook, Instagram ose Snapchat qe zhduket pas 24 oresh.
- STICKER. Jane opsione shtese per Story, qe i lejojne perdoruesit te shtojne informacion shtese ne nje postim, si nje hashtag ose vendndodhje.
- TAG. Fjala kyçe te shtuara në një postim në rrjetet sociale për të kategorizuar përmbajtjen. Ju gjithashtu mund të etiketoni dikë në një postim ose foto, e cila krijon një lidhje me profilin e tij në rrjetet sociale.
- TWEET. Hidh dicka ne Twitter.
- TROLL. Nje perdorues i mediave sociale qe ben postime qellimisht fyese ose te bezdisshme.
- VLOGGING. "video" dhe "Blogging". Do te thote te krijosh dhe postosh permbajtje video blog.
- VERIFIED. Eshte nje konfirmimim qe rrjetet sociale i bejne profilit te dikujt, ne nje fare menyre e konfirmojne qe eshte profili zyretar i dikurjt, dhe i vendosin nje shenje ne forme tik-u.
- WEBINAR. “web” dhe “seminar” Transmetimi dixhital i një prezantimi që synon të edukojë ose informojë.