Kostot faqe interneti
Cilat janë kostot e një faqeje interneti? E vërteta është se kostot e ndërtimit të një faqeje interneti, varen plotësisht nga qëllimet dhe buxheti juaj. Sidoqoftë në këtë artikull, do të tregojmë sa kushton krijimi i një webfaqeje për shumicën e faqeve. Kostot e një faqeje interneti, janë në total sasia e parave të paguara për atë faqe, gjata gjithë kohës që është aktive.
Një website është kompleks, përfshin programim dhe dizanj. Gjithashtu përfshin konsolidimin e markës, të drejtat e autorit, optimizimin e vendodhjes në motorët e kërkimit. Publimi i një faqeje interneti, nënkupton nevojën për një domain dhe një llogari hostimi. Gjithashtu mirëmbajtja është esenciale për të siguruar vijueshmërinë optimale të saj.
Në varësi të llojit të biznesit, ju duhet të analizoni dhe të merni në konsideratë të gjitha kostot e mundshme, në mënyrë që të vendosni kujt nga shërbimeve ti jepni prioritet. Ne rekomandojmë të konsideroni:
- Proçesin e krijimit të faqes së internetit
- Emrin faqes (domainin)
- Hostimin
- Optimizimin e saj në motorët e kërkimit
- Mirëmbajtjen
Krijimi, domaini dhe hostimi
Krijimi i një webfaqeje, mund të përfshijë disa procedura, në varësi të llojit dhe përmasave të faqes. Krijim faqe interneti Krijimi ka në thelb:
- Ndërtimin e Infrastrukturës – është terësia e gjithë elementëve të padukshëm, që përbëjnë faqën.
- Dizanjin dhe funksionimin – është terësia e gjithë elementëve të dukshëm, me të cilët vizitorët e faqës ndërveprojnë.
Emri i domainit të faqes është me të emri me të cilin është rregjistruar faqja juaj. Faqja jonë është aiGot.one. Domaini mund të blihet për një ose për më shumë vjet dhe duhet të rinovohet kur afati përfundon. Pa domain nuk mund të kesh një faqe interneti.
Kur ju paguani për atë që njihet si hostim, ju jeni duke marë me qera një hapsirë në një kompjuter për të mundësuar faqen tuaj dhe për ta bërë atë të aksesueshme për vizitorët online. Shërbimet e hostimit normalisht paguhen me baza mujore, por ju mund të përfitoni nga ulje nëse paguani për periudha afatgjata. Cmimet variojnë në varësi të shitësit të shërbimit, llojin e hostimin dhe specifikimeve të serverit.
Përmbajtja, SEO dhe mirëmbajtja
Përveç përmbajtjes që do të krijoni në fillim kur të ideoni faqen tuaj, gjatë kohës do tju duhet të krijoni përmbajtje të re për të përditësuar faqen. Informacione të shkruara mirë mundësojnë që mesazhi të transmetohet qartë, saktë dhe sipërmarrja juaj te përfaqësohet dinjësisht.
SEO është një terësi praktikash që aplikohen online, për të mundësuar klasifikim të lartë në rezultatet e kërkimit. Një SEO profesional mund të ndihmoj një rezultat me të mirë renditjeje në rezultat e kërkimit online dhe si pasojë zgjeron klientët tuaj dhe biznesin tuaj.
Mirëmbajtja e faqes, përfshin një sasi shumë të ndryshme shërbimesh, si përditësimi i faqeve, dhe i kodeve, suport teknologjik, monitorimi i sigurisë, konfigurimi i serverit dhe menaxhimi i backup-eve.
Në mënyrë që faqja të rezultoj e suksesshme, ju me shumë mundësi do të detyroheni të investoni në shumë lloje shërbimesh profesionale, gjatë fazës së krijimit dhe gjatë gjithë kohës që webfaqja është online. Gjëja më e mirë që mund të bëni është konsideroni të gjitha kostot nëse planifikoni të krijoni një faqe, në mënyrë që të jeni të përgatitur paraprakisht për sasinë e parave që do të shpenzoni.