Cfare te konsideroni kur blini kompjuter

Cfare parametrash te konsideroni kur blini nje kompjuter te ri

Kur thellohesh me informacion ne boten e kompjuterave, shpesh here mund te behesh konfuz dhe mund te devijosh nga qellimet dhe objektivat fillestare. Lexoni gjerat kryesore qe duhet te mbani parasysh kur ju duhet nje kompjuter i ri. Buxheti eshte gjeja e pare qe duhet te konsideroni. Ne gjithmone duam me te miren por ne duhet gjithashtu te jemi te perqendruar ne ate qe mund te perballojme ekonomikisht. Keshtu qe mos harroni te percaktoni nje buxhet dhe ti qendroni atij. Dicka tjeter e rendesishme eshte te percaktosh se per cfare do e perdoresh me shume kompjuterin, cili eshte qellimi i tij dhe pas kesaj te percaktosh nese te duhet nje kompjuter apo nje laptop.

Ka shume specifikime teknike per te pare kur jeni duke blere nje kompjuter. Me poshte gjeni te detajuara me te rendesishmet prej tyre.

Cfare te konsideroni kur blini kompjuter

Procesori

Ndryshe quhet CPU, eshte komponenti kryesor per te gjithe sistemin e kompjuterit, qe ka te bej me proceset baze, sic eshte procesimi i te dhenave te sistemit. Eshte pergjegjes per shkembimin e te dhenave me memorien e sistemit.

Procesori eshte faktori me i rendesishem kur zgjidhni nje kompjuter ne ditet e sotme. Per momentin seria Intel jane nder me te miret dhe vecanerisht procesoret Core 2 jane ata qe ju duhet te zgjidhni.

RAM (Memoria e Kompjuterit)

RAM eshte shkurt per ” Random access memory “. RAM eshte nje nga elementet me te rendesishem te kompjuterave bashke me procesorin. RAM eshte hapesira e perkoheshme super e shpejt, ku magazinohen te dhenat ne kompjuter perkohesisht, gjate kohes qe keto te dhenat jane te perfshira ne procese te ndryshme ne kompjuterin tuaj.

Sa me shume RAM te kesh, aq me shume browsera dhe programe mund te hapni. 4Gb eshte baza ne ditet e sotme. 8 GB eshte nje standart i mire per shumicen  e njerezve.  Nese ju luani lojra, jeni editor video dhe fotosh, apo punoni me CAD, ju duhet te pakten 16 GB per te punuar normalisht.

Hard Drive

Nje hard drive disk (HDD) eshte nje pajisje e perhershme për ruajtjen e te dhenave (edhe kur kompjuri fiket) . Eshte nje pajisje sekondare qe perdoret per te ruajtur te dhena ne menyre te perhershme.

Kompjuterat sot jane zakonisht me 250 GB dhe 750 GB hapesire ne hard disk. Ndersa me shume njerez po ruajne informacionin e tyre ne internet ne ato qe njihen si Cloud. Nje hard drive njihet ndryshe edhe si nje hard disk drive.

Grafikat

Sot te gjithe kompjuteret vijne me nje forme grafike te integruar. Rekomandimi jone eshte qe te shkoni me diçka pak me te  mire ndoshta nga NVIDIA ose AMD. Keto variante mundesojne rezolucion me te mire per kompjuterin tuaj.

Software

Shumica e kompjutereve kane software operimi Microsoft. Me i fundit i microsoft eshte Windows 10. Ka dhe software te tjere operimi me pak te perdorur si Linux. 

Madhesia e ekranit

Madhesia e ekranit eshte me teper nje vendim i cili ka rendesi me shume kur blini nje laptop. Ekranet e laptopeve zakonisht variojne nga11 deri ne 17 inch. Nese po punoni dhe kene te hapura shume dritare, nje ekran i madhe do ju vij shume ne ndihme.

Sidoqofte, kujtoni se sa me i madhe te jete ekrani aq me i veshtire per tu mare me vete eshte laptopi. Laptop me ekrane te medhenj pervec se zene me teper vend kane dhe jete me te shkrurter te baterise.

Rezolucioni

E gjitha ka te bej me preferencat dhe me buxhetin tuaj. Nuk ka rendesi cfare permase ka ekrani i kompjuterit tuaj, rezolucioni eshte ai qe percakton mprehtesine e pamjeve. Shumica e laptopeve psh jane 720p, por ajo qe ne do u rekomandonim eshte te pakten 1080p( 1920 x 1080).



 Te tjera nga Blogu Jone